Autoblindat turke në Ditën e Pavarësisë së Senegalit

Mos i humb

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, ushtria e Senegalit i shfaqi për herë të parë para qytetarëve autoblindat e prodhimit turk Ejder Yalcin dhe Ejder TOMA.

Bëhet fjalë për 25 autoblinda 4×4 Ejder Yalcin dhe katër autoblinda Ejder TOMA për ndërhyrje në incidente masive të cilat Senegali i ka blerë rishtazi nga Turqia, të cilat ishin pjesë e parakalimit ushtarak në kuadër të aktivteteve me rastin e Ditës së pavarësisë në kryeqytetin Dakar.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), kapiten në njësinë e blinduar të xhandarmërisë, Mor Gueye, tha se autoblindat turke janë blerë për forcimin e mbrojtjes dhe rritjen e inventarit të blinduar.

“Prodhimi më i përshtatshëm dhe më cilësor në fushën e autoblindave bëhet nga ana e industrisë turke të mbrojtjes. Për këtë arsye ne zgjodhën Turqinë”, tha Gueye, duke shtuar se bashkëpunimi ushtarak mes Senegalit dhe Turqisë do të rritet edhe më tej.

“Këto mjete do të përdoren në fushat operacionale në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimeve të organizuara. Ejder Yalcin dhe Ejder TOMA përmbushin kërkesat moderne luftarake të forcave të mbrojtjes”, shtoi ai.

Sipas tij, pajisjet e industrisë turke të mbrojtjes shumë shpejtë do të mund të shihen në shumë shtete të Afrikës.

Ndryshe, me peshë 14 ton, autoblinda Ejder Yalcin e cila siguron mbrojtje të lartë ndaj shpërthimeve dhe kërcënimeve balistike, në gjendje emergjente mund të bartë deri në 11 persona dhe ngarkesë deri në katër ton. Ai arrin shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

Ndërkaq, Ejder TOMA, i projektuar për çdo lloj të terrenit, arrin shpejtësi deri në 110 kilometra në orë, ndërsa ka kapacitet për ngarkesë me ujë deri në pesë ton. Ai karakterizohet me pajsije të ndryshme siç janë sistemi për vetëpastrim, sistemi për drejtimin e topave të ujit në kohë reale dhe sistemi për fikjen e zjarrit nën dhe mbi automjetin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit