Autobusët ndërqytetas fillojnë punën, urbanet në Tiranë refuzojnë

Mos i humb

Transporti publik është i lejuar të fillojë sot punë si ai qytetas dhe ndërqytetas. Të gjithë autobusat dhe urbanet publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë me 13 pika të masave ndaj COVID-19 që detyrojnë përdorimin e një kapacitet deri në 70% si dhe uljen me maska diagonal të udhëtarëve.

Por jo të gjithë kanë pranuar të fillojnë punë. Autobusët ndërqytetas në rrethe kanë filluar të qarkullojnë sot por refuzim ka pasur nga urbanet e Tiranës. Në kryeqytet nuk ka pasur asnjë urban në qarkullim sot kurse terminalet si ai juglindor dhe ai veriperëndimor kanë pritur sot pas 3 muajsh autobusët e parë nga rrethet.

Ditën e djeshme pati një përçarje të shoqatave të transportit publik, por në tërësi nga sot transporti publik ndërqytetas do të fillojë pasi kjo është konfirmuar nga subjektet private.

Ndërkohë ministrja e shëndetësisë, Manastirliu ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë tolerancë kurs ajo e Infrestrukturës dhe Energjisë, Balluku premtoi se do të ketë një paketë shtesë financiare që do u vijë në ndihmë transportit publik pas goditjes nga pandemia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit