Autobusi me turistë përplaset me kamionin, trafik i rënduar në Maminas

Mos i humb

Një autobus me turistë është përplasur në Maminas me një automjet të tonazhit të rëndë. Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, raporton nga vendi i ngjarjes se autobusi ishte duke ardhur nga Kosova dhe se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Nga kjo përplasje janë shënuar dëme materiale. Ndërkohë prej aksidentit është shkaktuar trafik i rënduar në rrugë. Raportohet se deri vargu u makinave ka mbërritur deri në Marikaj dhe nuk mund të lëvizin. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit