Autokolona e 17-të e evakuimeve nga Guta Lindore arrin në Halep

Mos i humb

Autokolona e 17-të që evakuonte civilë dhe luftëtarë të opozitës nga qyteti Duma në periferi të Damaskut të Gutës Lindore mbërriti në qarkun Al-Bab të Halepit në Siri.

Autokolona e përbërë nga 74 autobusë transportonte 3.548 persona, përfshirë 1.346 fëmijë dhe 877 gra. Ata të gjithë do të vendosen në strehim të përkohshëm në kampet e përkohshme të refugjatëve në Al-Bab.

Sipas korrespodentëve të AA-së të bazuar në këtë zonë, evakuimet mbeten në vazhdim nga pjesë të ndryshme të qytetit Duma dhe Gutës Lindore.

Operacioni i Turqisë “Mburoja e Eufratit”, i nisur në fund të vitit 2016, çliroi qarkun Al-Bab nga grupi terrorist DEASH.

Operacioni, i cili përfundoi në mars të vitit të kaluar, pati sukses në pastrimin e zonës kufitare turko-siriane nga prania e terroristëve.

Të paktën 50 mijë njerëz janë evakuuar nga Guta Lindore që kur filloi procesi i evakuimit më 22 mars.

Evakuimet po realizohen si pjesë e marrëveshjes midis Rusisë ndërmjet regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve të armatosura të opozitës.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi njëzëri Rezolutën 2401, e cila bëri thirrje për një armëpushim në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për të lejuar ndarjen e ndihmës humanitare.

Megjithatë, pavarësisht rezolutës regjimi sirian dhe aleatët e tij në fillim të muajit mars nisën një ofensivë të madhe tokësore, të mbështetur nga forcat ruse, që synonin pushtimin e pjesëve të qarkut që mbaheshin nga opozitarët.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile që nga 19 shkurti më shumë se 1.400 persona janë vrarë në sulmet e regjimit dhe aletët e tij në Gutën Lindore.

Guta Lindore, ku jetojnë 400 mijë banorëve, pesë vitet e fundit ka mbetur nën rrethimin e regjimit, gjë që ka penguar ndarjen e furnizimeve të nevojshme humanitare.

Siria u përfshi në një luftë civile shkatërrimtare që në fillim i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it u përpoq të shtypë me forcë protestat pro-demokratike, të cilat shpërthyen si pjesë e kryengritjeve të “Pranverës Arabe”.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt deri më sot./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit