Autokolona e 19-të e evakuimeve nga Duma arrin në Al-Bab

Mos i humb

 

 

Autokolona e 19-të me civilë dhe luftëtarë të opozitës nga qyteti i Dumës në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore në afërsi të kryeqytetit sirian Damask mbërriti në rajonin Al-Bab të Halepit.

Sipas gazetarëve të AA-së në terren, autokolona me 38 autobusë ka transportuar 1.477 persona, duke përfshirë 583 fëmijë dhe 353 gra, të cilët do të sillen në Azez nga Al-Bab, ku do të pajisen me strehim të përkohshëm në kampe.

Me autokolonën e fundit, numri i personave që kanë lëshuar Gutën Lindore që nga fillimi i procesit të evakuimit më 22 mars ka tejkaluar mbi 57.500.

Evakuimet nga Duma planifikohet të vazhdojnë, njoftojnë gazetarët e AA-së në këtë zonë.

Operacioni turk Mburoja e Eufratit, nisur në fund të vitit 2016, çliroi rajonin Al-Bab nga organizata terroriste DEASH.

Operacioni, i cili përfundoi në mars të vitit të kaluar, pati sukses në pastrimin e zonës kufitare Turqi-Siri nga terroristët.

Evakuimet po realizohen si pjesë e marrëveshjes midis Rusisë ndërmjet regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve të armatosura të opozitës.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi njëzëri Rezolutën 2401, e cila bëri thirrje për një armëpushim në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për të lejuar ndarjen e ndihmës humanitare.

Megjithatë, pavarësisht rezolutës regjimi sirian dhe aleatët e tij në fillim të muajit mars nisën një ofensivë të madhe tokësore, të mbështetur nga forcat ruse, që synonin pushtimin e pjesëve të qarkut që mbaheshin nga opozitarët.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile që nga 19 shkurti më shumë se 1.400 persona janë vrarë në sulmet e regjimit dhe aletët e tij në Gutën Lindore.

Guta Lindore, ku jetojnë 400 mijë banorë, pesë vitet e fundit ka mbetur nën rrethimin e regjimit, gjë që ka penguar ndarjen e furnizimeve të nevojshme humanitare.

Siria u përfshi në një luftë civile shkatërrimtare që në fillim i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it u përpoq të shtypë me forcë protestat pro-demokratike, të cilat shpërthyen si pjesë e kryengritjeve të “Pranverës Arabe”.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt deri më sot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit