Autoriteti amerikan: SHBA në ‘rënie të lirë’ prej infeksionit

Mos i humb

Shefja e repartit të sëmundjeve infektive në Spitalin e Massachusetts-it, Dr. Rochelle Walensky është shprehur se ‘SHBA janë në rënie të lirë’ pësa I përket situates pandemike prej Covid-19.

“Në ditët e fundit numri i rasteve të reja të infeksionit është rritur nga 50 në 60 mijë, prej të cilëve, nëse janë të rinj do të kemi 500 viktima dhe nëse janë të moshuar numri i vdekjeve do jetë deri 7500, vetëm nga një ditë e vetme e infeksionit”- tha Walensky.

E ndërsa SHBA-ja në 24 orët e fundit ka regjistruar 55 mijë raste të reja Covid, për një total infeksionesh prej më shumë se 3 milionë, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se ‘bota i sheh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si liderin botëror edhe në situatën pandemikë, por ende në vend ka shumë viktima dhe raste të reja Covid’.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka mohuar faktin se SHBA-ja ka një shkallë më të lartë vdekshmërie sesa Franca dhe Italia, gjë e cila mbështet akuzat e shumë autoriteteve shëndetësore për keqmenaxhim të pandemisë nga administrata Trump.

Megjithatë Presidenti amerikan vazhdon mbrojtjen duke pretenduar se 99% e rasteve të koronavirusit janë “krejtësisht të padëmshme”, një pohim krejtësisht i pavërtetë për kryevirologun amerikan Enthony Fauci dhe ekipet mjekësore që po përballen me një situatë të paprecedentë, të cilët thonë se në javët e ardhshme vdekshmëria do vazhdojë të rritet.

Me infeksione të reja Covid-19 që po rriten në shumicën e shteteve, shumë spitale kanë mbetur pa shtretër në dispozicion të pacientëve Covid.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit