Avdullah Hoti: Kosova vjet humbi 11 milionë euro, sivjet mund t’i humbë 14 të tjera

Mos i humb

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se si pasojë e mos zbatimit të MSA-së, vjet Kosova ka humbur 11 milionë euro dhe sivjet rrezikon t’i humbë edhe 14 milionë të tjera.

Sipas tij, kjo shumë e të hollave është humbur dhe rrezikon të humbet për shkak se asnjë nga 11 kushtet në marrëveshjen e vitit 2017 me Bashkimin Europian, nuk është plotësuar.

“Bazuar në angazhimet e Qeverisë Mustafa, në dhjetor 2017 është nënshkruar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian për 25 milionë euro për mbështetje për zhvillim të Kosovës”.

“Për shkak të mos zbatimit të MSA-së gjatë vitit 2018, Kosova ka humbur 11 milionë euro. Ndërkaq, këtë vit mund të humben edhe 14 milionë euro të tjera”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit