Avionët luftarakë turq neutralizojnë katër terroristë në Irakun Verior

Mos i humb

Avionët luftarakë turq kanë neutralizuar katër terroristë tjerë të PKK-së në Irakun Veriut, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, nga ministria thonë se terroristët u neutralizuan në rajonet Zap dhe Metina si pjesë e sulmeve ajrore të ndërmarra në koordinim me operacionin “Kthetra”.

Nga sulmet ajrore po ashtu u shkatërruan edhe depo të armëve dhe strehimore të shfrytëzuara nga terroristët e PKK-së, njoftojnë nga ministra.

Më 27 maj, Turqia nisi operacionin “Kthetra” kundër PKK-së në rajonin Hakurk të Irakut Verior.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit