Venezuelë, qeveria dhe opozita do të rifillojnë negociatat

Mos i humb

Qeveria dhe opozita e Venezuelës do të takohen këtë javë në Barbados në një përpjekje tjetër për të zgjidhur krizën e vazhdueshme politike në vend pas takimeve të dështuara të Oslo-s.

“Populli i Venezuelës, aleatët tanë dhe demokracitë e botës e njohin nevojën për një proces zgjedhor vërtet të lirë dhe transparent që do të na lejojë të tejkalojmë krizën dhe të ndërtojmë një të ardhme produktive”, tha në një deklaratë zyra e liderit të opozitës Juan Guaido.

Presidenti Nicolas Maduro ka mirëpritur bisedimet në të cilat ndërmjetësues do të jetë Norvegjia dhe përsëriti mbështetjen e tij për të gjitha përpjekjet drejt dialogut konstruktiv.

Guaido në janar u vetëshpall si presidenti i ligjshëm i Venezuelës, duke e quajtur rizgjedhjen e Maduros në vitin 2018 si një mashtrim, ndërsa ky hap njoh nga më shumë se 50 shtete, duke përfshirë SHBA-në.

Megjithatë, institucionet shtetërore të Venezuelës dhe ushtria kanë shprehur mbështetjen e tyre për liderin e zgjedhur Maduro.

Pasi u përball me kundërshtim të vazhdueshëm nga ushtria dhe njerëzit që sfiduan legjitimitetin e tij, Guaido dhe aleatët e tij kryesisht perëndimor në maj ranë dakord të marrin pjesë në iniciativat e në Oslo.

SHBA ka kërkuar ndryshim regjimi në Venezuelë që kur presidenti i ndjerë Hugo Chavez erdhi në pushtet në vitin 1998 dhe më pas fitoi dhjetë zgjedhje të njëpasnjëshme.

I lindur dhe rritur në lagjet e varfra të Venezuelës, Chavez konsiderohej si simbol i vullnetit popullor dhe pavarësisë nga planet imperialiste në Amerikën Latine, duke përfaqësuar segmentet e pafavorizuara të shoqërisë.

Ai haptazi shprehur mbështetje për Maduron para se të vdiste nga kanceri në vitin 2013.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit