Avioni i Izraelit për fluturimin në EBA do të përdorë hapësirën ajrore të Arabisë Saudite

Mos i humb

Një delegacion i përbërë nga zyrtarë izraelitë dhe të SHBA-së do të udhëtojë sot për në EBA me një avion të kompanisë El Al për të zhvilluar bisedime në kuadrin e marrëveshjes së arritur mes Tel Avivit dhe Abu Dabit.

Në delegacionin që është pjesë e fluturimit të parë tregtar që El Al do të kryejë mes Tel Avivit dhe Abu Dabit, ndodhen zyrtarë izraelitë dhe amerikanë përfshirë kreun e këshillit të sigurisë kombëtare të Izraelit, Meir Ben-Shabbat, këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien.

Piloti i avionit në një njoftim para fluturimit theksoi se do të përdorë hapësirën ajrore të Arabisë Saudite.

Vizita e parë zyrtare gjithëpërfshirëse që kryhet nga Tel Avivi në Abu Dabi pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve pritet të zgjasë 2 ditë dhe të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi.

Ndërsa në anën tjetër mbi avionin Kiryat Gat që do të transportojë delegacionin është vendosur mbishkrimi “Paqe” në gjuhët arabe, hebraike dhe angleze.

Presidenti amerikan Donald Trump, më 13 gusht njoftoi se Izraeli dhe EBA arritën marrëveshje për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve”. EBA është shteti i tretë arab që ka arritur marrëveshje të normalizimit me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në 1994.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit