Norvegji, së paku 25 të helmuar në një aheng të paligjshëm

Mos i humb

Së paku 25 persona të dielën në mbrëmje janë helmuar nga monoksidi i karbonit në një aheng të paligjshëm në një bunker në kryeqytetin norvegjez Oslo, bëjnë të ditur raportet e mediat lokale.

Pesë persona u shtruan në spital në gjendje kritike, por që nga e hëna, dy prej tyre u larguan nga kujdesi intensiv, njoftoi media dixhitale e lajmeve “The Local”.

Shumica e tyre që u pranuan në spital vlerësohet të lirohen gjatë ditës, sipas Fridtjof Heyerdahl, mjekut kryesor në spitalin universitar të Oslos, siç citohet nga agjencia norvegjeze e lajmeve NTB.

Policia tha se ata besojnë se afër 200 persona mund të kenë vizituar ahengun gjatë natës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit