Avioni vonohet një minutë më shumë, pasagjerët detyrohen të futen në karantinë

Mos i humb

Norvegjia ka futur në fuqi karantinimin me shtetin e Francës për shkak të situatës me koronavirusin.

Pasagjerëve të fluturimit nga Nisa e Francës në Oslo të Novergjisë, do i duhet të futen në karantinë për 10 ditë. Kjo për shkak se avioni u ul në Norvegji, një minutë më vonë nga shpallja e vendimit.

Sipas faqes zyrtare të FlightRadar24, avionic “SAS Boeing 737” u ul ne aeroport një minutë pas mesnatës.

Këshilltarja e Ministrisë të Shëndetësisë në Novergji, Elisabeth Johansen, është shprehur për mediat:

 “Kalimi në zonën e kuqe hynte në fuqi nga mesnata, kështu që në mesnatë fiks ose në mesnatë e një minutë, pasagjerët duhet të futen në karantinë siç është përcaktuar”.

Pasagjerëve tashmë i duhet të karantinohen në shtëpi, aeroporte apo hotele.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit