Avokatët në bojkot, shtyhen qindra seanca në të gjithë vendin

Mos i humb

Avokatët në të gjithë vendin nisën bojkotin 4 ditor të proceseve gjyqësore për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore që parashikon shkrirjen e 18 gjykatave.

Ata thonë se kjo skemë privon qytetarët nga drejtësia dhe nxit vetëgjyqësinë.

Një grua në Lushnje tregon se ka 12 çështje në gjykatë e sipas hartës së re gjyqësore duhet ti ndjekë proceset gjyqësore në Vlorë, çka bëhen shumë të kushtetueshme.

“Jam e papunë dhe me një përkrahje. I bie të paguaj 8 mijë lekë një rrugë”  

Si ajo shumë qytetarë në të gjithë vendin preken nga shkrirja e gjykatave.

Ndaj doli në krah të avokatëve që i varën togat e zeza në kangjellat e gjykatës dhe nisën bojkotin 4 ditor të proceseve në të gjitha shkallët e gjyqsorit, me përjashtim të masave të sigurisë.

Gjykata e Kurbinit parashikohet të shkrihet dhe të gjitha çështjet e qarkut kalojnë në Lezhë.

Avokatët thonë se kjo e çon sistemin në kolaps, ndaj këtë të martë bojkotuan 47 seanca.

Harta e Re gjyqësore parashikon shkrirjen e gjykatës së Pogradecit, atë të Apelit dhe Administrativen në Korçë, duke lënë vetëm gjykatën e shkallës së parë.

37 seanca gjyqesore te bojkotuan nga avokatët e juglindjes që paralajmëruan se të premten do të vendosin çfarë do të bëjnë në vijim në rast mos reagimi nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë

Gjirokastra humbet Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Administrative. Përmeti humbet Gjykatën e Shkallës së Parë.

Bojkoti u shtri në të gjitha gjykatat e vendit, pasi avokatët thonë se harta e re privon qytetarët nga drejtësia dhe do të nxisë vetëgjyqësi

KLGJ shkriu 18 gjykata duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë.

Gjykata administrative do të mbeten dy, në Lushnje e në Tiranë.

Avokatët në bojkot, shtyhen qindra seanca në të gjithë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit