Avokati i njohur: Orët në vijim vendimtare për ndarjen e Kosovës

Mos i humb

Njohësi i sistemit të drejtësisë, dhe avokati i njohur Vigan Qorrolli ka paralajmëruar për një skenar të mundshëm që po e pret Kosovën, pas siç e ka quajtur ai, heqjes përfundimtare të vijave të kuqe.

Ai ka paralajmëruar se orët në vijim janë vendimtare për këtë plan të ndarjes, se si dhe kur mund të ndodh.

Postimi i plotë:

NDARJA e Kosoves tashme nuk eshte tabu. Vijat e kuqe perfundimisht jane hequr. Lideret e Lugines sot i kerkuan zyrtarisht Presidentit te Kosoves — bashkimin e tri komunave jugore te Serbise, te banuara me shqiptare, me Republiken e Kosoves.
Lideret politike te veriut te Kosoves, dje ne nje takim me Presidentit e Serbise, kerkuan te njejten gje perafersisht. Dmth., bashkimin me Serbine.
Te dy popullsite respektive mund ta fitojne se pari autonomine e tyre lokale, permes nje asociacioni, siç tani e kane serbet kosovare — kete mund ta bejne edhe shqiptaret e Lugines. Dhe deri ne vitin 2022 — te behet shkembimi formalo-juridik i territoreve dhe te njihen dy entitete te pastra juridike, sipas te drejtes per vetvendosje.
Republika e Kosoves, e anulon ne teresi planin Ahtisaari, mbi bazen e te cilit e shpalli pavaresine me 2008 — dhe e ben shtetin monoetnik te konstituar nga shqiptaret dhe kombesite e tjera minoritare, pak a shume ngjashem siç e parashihte edhe Kushtetuta e Kaçanikut.

Te dyja palet te lumtura!
A mund te ndodh?! Dhe si mund te ndodh, oret ne vijim mund te jene vendimtare… E drejta nderkombetare ka zgjidhje!

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit