Axhenda kryesore e Çavusoglu-t në vitin 2017 ishte Palestina, Qipro, Arakani dhe Siria

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, pjesën më të madhe të kohës e kaloi gjatë misionit të tij diplomatik që ai zhvilloi në mënyrë intensive në katër kontinente gjatë gjithë vitit për zgjidhjen e çështjeve të Palestinës, Sirisë, Arakanit dhe Qipros dhe u përpoq të mobilizonte mekanizmat trepalëshe dhe organizatat ndërkombëtare në këtë kuadër.

Sipas të dhënave të përpiluara nga gazetari i AA-së, Çavusoglu, në kuadër të politikës së jashtme aktive të Turqisë gjatë gjithë vitit në 103 vizita jashtë vendit ka përshkuar 473.373 kilometra rrugë për kontakte dypalëshe, takime ndërkombëtare dhe për të shoqëruar kryeministrin dhe presidentin. Çavusoglu, në njëfarë mënyre ka përshkuar përreth botës 11.8 herë.

Çavusoglu ka shoqëruar presidentin Recep Tayyip Erdogan në Rusi, Katar, Kuvajt, Arabi Saudite, SHBA, Gjermani, Greqi, Poloni, Serbi, Ukrainë, Iran, Kazakistan, Jordani, Belgjikë, Kinë, Indi, Azerbajxhan, Tanzani, Mozambik, Madagaskar dhe Bahrein. Ndërsa kryeministrin Yildirim e ka shoqëruar në Qipron Turke, Greqi, SHBA, Moldavi dhe Gjeorgji. Gjithashtu ministri Çavusoglu ka shoqëruar në Bangladesh edhe Emine Erdoğan bashkëshorten e presidentit Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit