Dardan Molliçaj nis punën në teren pas thyerjes së Vetëvendosjes

Mos i humb

Njëri nga njerëzit më me ndikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliçaj pas mosplotësimit të kushtit që kishte për të qëndruar në VV- moskandidimin e Albin Kurtit për kryetar partie, duket se ka nisur mobilizimin.

Ai ka filluar takimet me disa nga strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta Blic ka siguruar disa fotografi, ku Molliçaj shihet me disa aktivistë të VV-së dhe me disa nga zyrtarët e lartë të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.

Sipas kësaj fotografie, Molliqaj shihet në takim me ish- kryetarin e Degës së VV-së në Pejë, Avdi Shkrelin, deputetin Ali Lajçi dhe Sali Lukën.

Ndërkohë, burime të Gazetës Blic bëjnë me dije se më tepër se gjysma e Këshillit dhe Kryesisë së VV-së në Pejë janë me Dardan Molliçajn./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit