Babai dhe djali rrahin dhe kanosin fëmijën e madh të familjes, arrestohen nga policia

Mos i humb

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 55-vjeçar dhe të birin e tij 17-vjeçar, se kanë rrahur dhe kanosur me armë djalin tjetër të shtëpisë, 24 vjeç.

Gjatë kontrolleve këtyre personave iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen). Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë.

NJOFTIMI

Shërbimet e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, shtetasin F. C., 55 vjeç dhe proceduan penalisht djalin e tij, shtetasin E. C., 17 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Këta shtetas, më datë 22.07.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. C., 24 vjeç (djali i shtetasit F. C.) dhe dyshohet se e kanë kanosur atë me armë zjarri.

Në vijim të kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen). Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit