Babai i vrau nënën në mes të rrugës, flet vajza e çiftit shqiptar në Greqi

Mos i humb

Vajza e Enkelejda Danaj, e cila u vra më thikë në rrugë në Greqi nga ish bashkëshorti Eduard Danaj ka deklaruar se ai i kërcënonte se do t’i vriste.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, vajza e çiftit foli për një baba alkoolik, me prirje agresive dhe xheloz për 40-vjeçaren.

“Gjithmonë e mbaj mend duke pirë. Kur pinte bëhej agresiv ndaj nesh.

Mbaj mend që ai godiste mamanë time. Ai mendonte se nëna ime po e tradhtonte dhe ishte shumë xheloz.

Ai kërcënoi se do të na vriste dhe do të vriste veten.

Nuk më ka goditur kurrë mua dhe vëllain tim”, ka pohuar vajza.

Kujtojmë që Eduard Danaj doli para gjykatës një ditë më parë, ku deklaroi se ishte penduar për krimin e kryer.

Gjykata caktoi ndaj tij masën e arrestit me burg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit