Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 69,147 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona në 3 ditët e fundit (e premte-e hënë).
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 27,033 raste në ditë, që është 28 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 19 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 3303.28.
BAG raporton po ashtu 272 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 85 në ditë.
1687 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19, ose 18 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 139 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 1 për qind më shumë se javën e kaluar.
BAG raporton 18 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Mesatarja 7-ditore është 7 të vdekur në ditë.


