Ekspertët federalë, në konferencën e sotme për media kanë dhënë informacione lidhur me gjendjen më të re në pandeminë e koronës.
Në vazhdim, pikat më të rëndësishme:
Autoritetet ende nuk konsiderojnë se e kemi pandeminë nën kontroll.
Numri i rasteve aktualisht është duke u stabilizuar, por ka ende shumë pacientë në njësitë e kujdesit intensiv.
Për më tepër, virusi aktualisht po sulmon në mënyrë të shfrenuar, veçanërisht të rinjtë. Autoritetet janë të shqetësuar për afrimin e vjeshtës.
Lajmi kryesor që u dha në konferencën e përmendur është ky: BAG tani rekomandon vaksinimin kundër koronës për gratë shtatzëna nga java e dymbëdhjetë e frytit.
Kështu, në të ardhmen, shtatzënat e kësaj kategorie nuk do të kenë më nevojë për pëlqimin me shkrim nga mjeku i familjes ose gjinekologu, për t`u vaksinuar.
Arsyeja e dhënë lidhur me këtë, nga përgjegjësit është se ky grup i popullsisë është prekur më rëndë nga rrjedha e rëndë e sëmundjeve.
Nga ana tjetër, studime të ndryshme kanë konfirmuar gjithashtu efektivitetin dhe sigurinë e vaksinimit.
Më tutje, autoritetet vazhdojnë të heqin dorë nga rekomandimi i përgjithshëm për vaksinimet përforcuese (vaksina e tretë).
Njerëzit e vaksinuar plotësisht janë ende të mbrojtur mirë nga sëmundjet e rënda.
Qëllimi përfundimtar duhet të mbetet vaksinimi i sa më shumë njerëzve.