Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë raste të reja të vdekjeve dhe të infektimeve

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë e Bahreinit njoftoi se një person vdiq nga COVID-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në 10.

Në këtë shtet janë konfirmuar gjithsej 5.816 raste, ndërsa numri i të shëruarve është rritur në 2.205.

  • Emiratet e Bashkuara Arabe

Sipas raportimeve të mediave lokale, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka arritur në 206, pasi tre pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Gjithsej 725 raste të reja janë raportuar, duke e çuar në 20.386 numrin e përgjithshëm të rasteve në vend, përfshirë edhe 6.523 të shëruar.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.34 milionë, me mbi 297 mijë të vdekur dhe mbi 1.54 milionë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit