Bahtiri kërkon vëzhgim nga ndërkombëtarët për ruajtjen e votës

Mos i humb

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga Aleanca Kosova e Re, Agim Bahtiri votoi në qendrën e votimit në shkollën fillore “Harun Beka” në fshatin Gushavc.

I shoqëruar me gruan dhe familjen e tij, ai në një prononcim për media bëri thirrje që të dalin të gjithë qytetarët dhe të kryejnë obligimin e tyre.

“Sot është ditë e madhe për Mitrovicën. Mesazhi im është që të gjithë qytetarët, i madh dhe i vogël prej 18-100 vjeç të dalin të votojnë. Njëkohësisht kisha me i ftu policinë dhe hetuesinë e Kosovës që ta kryejnë punën e vet në bazë të ligjit që kanë, por edhe ndërkombëtarët të gjithë ambasadorët të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë, sepse Mitrovica është në një situatë jo të lakmueshme nga aspekti i sigurisë”, tha Agim Bahtiri.

Ai ka kërkuar vëzhgim më të thukët të procesit zgjedhor për ruajtjen e votës qytetare, derisa ankohet se zgjedhjet qendrore kishte vjedhje të votave. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit