Votoi Agim Veliu, fton qytetarët të dalin të votojnë

Mos i humb

Të drejtën e tij për të votuar tashmë e ka ushtruar edhe Agim Veliu, kandidati për kryetar të Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Veliu i ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Podujevës që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

“Unë dhe familja ime, sapo kryem obligimin qytetar, duke shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Podujevës, të dalin dhe të votojnë. Gjithashtu, i ftoj për një proces të rregullt dhe demokratik zgjedhor të gjitha palët e përfshira në këtë proces të rëndësishëm për Podujevën”, tha Veliu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit