Baidu lë pas Google-n në shitjen e altoparlantëve të mençur

Mos i humb

Kompania kineze e teknologjisë Baidu tejkaloi Google-n në shitjen e altoparlantëve të mençur, bëhet e ditur në raportin e hulumtimit të tregut të publikuar sot.

Zyra për hulumtime të teknologjisë dhe telefonëve të mençur Canalys me seli në Singapor tha se shitjet e altoparlantëve të mençur të Baidu shënuan rritje të shpejtë në tremujorin e dytë të vitit 2019 me 3.700 për qind nga viti në vit, duke e bërë atë prodhuesin e dytë më të madh pas kompanisë Amazon.

Kompania, e cila operon vetëm në tregun kinez, është bërë rivalja më e madhe e prodhuesit të SHBA-së Amazon, me shitje prej 4.5 milionë njësi në tremujorin e dytë të vitit.

Falë shitjeve të modelit të tyre të fundit të altoparlantëve të mençur të quajtur “Xiaodu”, Baidu ka tejkaluar “Google Home”, i cili shihet si një lojtar ambicioz në tregun global të altoparlantëve të mençur.

Amazon vazhdon të udhëheqë në tregun e shitjes të altoparlantëve të mençur me pajisjen e tyre të quajtur “Echo”, ndërsa Google radhitet në vendin e tretë me 4.1 milionë shitje. “Echo” deri më tani ka arritur në 6.6 milionë njësi të shitura.

Arsyeja e rritjes premtuese të Baidu është se Kina ka rritur praninë e saj mbi tregun global të altoparlantëve të zgjuar, duke dyfishuar shitjet e njësive të saj në 12.6 milionë.

Kompanitë si Alibaba dhe Xiaomi gjithashtu kanë rritur pjesën e tyre duke u radhitur në pozitën e 4-të dhe 5-të kompanive me shitje më të madhe, përkatësisht pas Google-s.

Gjithashtu, shitjet e altoparlantëve të mençur u rritën me 55.4 për qind në të gjithë botën krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 26.1 milionë njësi në tremujorin e dytë të vitit 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit