Prishtinë, memorandum për fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e mjedisit

Mos i humb

Zyra e Koordinatores për Zhvillim (Ekipi i Kosovës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara) dhe Rrjeti i Përgjegjësisë Sociale Koorporative (CRS) në Kosovë, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me qëllim të promovimit dhe arritjes së Axhendës 2030.

Qëllimi i këtij memorandumi për mirëkuptimin është që të shërbejë së kornizë e bashkëpunimit dhe të mundësojë dhe fuqizojë bashkëpunimin midis Ekipit të OKB-së të Kosovës-UNKT dhe Rrjetit të Përgjegjësisë Sociale Korporative të Kosovës, në sferat e interes të përbashkët për të zbatuar financat dhe investimet korporative si bazë për rritje dhe impakt social duke kontribuar për jetën më të shëndetshme në vendet e punës, tregjet, rrjetet e furnizimit dhe shoqërinë, në mënyrë që të arrihet përmbushja Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Axhenda 2030.

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrica Richardson tha se ky memorandum është i nevojshëm dhe bazohet në dy pika kyçe, fuqizimin e gruas në shoqëri dhe mbrojtjen e mjedisit. Ajo tha se presin bashkëpunim me CRS-në për përmirësimet në mjedis, ngaqë ka shumë dëme.

“Do të shikojmë të fokusohemi tek aspekte të veçanta që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e mjedisit në këtë vend. Shohim që ka shumë ndotje të ajrit këtu në Kosovë, shohim shumë shpyllëzime, varfërime të pyjeve. Shohim edhe aspektin e degradimit të ujit, problemin me cilësinë e ujit, problem me qasjen me ujë. Mirëpo, një aspekt tjetër që duam të bëjmë është fuqizimi i grave dhe barazia gjinore”, tha Richardson.

Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave në Kosovë, Linda Tahiri, tha se anëtarët e CRS-së në Kosovë janë të fokusuar në disa aspekte zhvillimore për vendin.

“Anëtarët e Rrjetit të CRS-së në Kosovë janë të përkushtuar që të rrisin rëndësinë e CRS-së duke adresuar shumë sfida me të cilat ballafaqohet kjo shoqëri në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut, të mbrojtjes mjedisore, të luftimit të korrupsionit dhe të çështjeve të ndryshme të karakterit social. Dhe, gjithmonë nën supozimin se diçka vullnetare duhet të bëhet për ta adresuar përgjegjësinë ndaj shoqërisë e cila shkon përtej zbatimit që të jetë në pajtueshmëri me ligjet e rregulloret që janë në fuqi”, tha Tahiri.

Në shtator të vitit 2015, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mblodh në New York për të miratuar “Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”, e cila zëvendëson Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Ndërsa Kuvendi i Kosovës në janar 2018 miratoi zyrtarisht Rezolutën mbi Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë.

Axhenda 2030 përfshin 17 Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) me një fokus të fortë në qëndrueshmërinë, në lidhje me reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e shoqërisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit