Balla: Bllokimi i foltores së Kuvendit nuk do të vazhdojë pafund

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga kreu i PD, Sali Berisha, gjatë seancës së hapjes së sesionit të ri parlamentar.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se, bllokimi i foltores së Kuvendit nuk do të vazhdojë pafund.

“Sesion i ri parlamentar, avaz i vjetër i fiksimit me foltoren”, u shpreh Balla. Por, shtoi ai, “këtij avazi i ka ardhur fundi”.

“Bllokimi i foltores së Kuvendit nuk do vazhdojë pafund, rregullorja duhet zbatuar njëlloj për të gjithë”, nënvizoi Balla.

Kreu i PD, Berisha mori sot fjalën në Kuvend, për procedurë, por megjiithëse i përfundoi koha e fjalës së tij, nuk pranoi të lironte foltoren për vazhdimin e seancës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit