Balla-Bylykbashit: Lani gojën para se të flisni për Dvoranin

Mos i humb

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate në lidhje me kandidatin për Gjykatën Kushteteuse, Ardian Dvorani.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se Dvorani është një kandidat që vepron kundër ligjit.

“Çështja e dytë është për kandidatin e Gjykatës Kushtetuese. ëshët një kandidat, i cili ka qenë prokuror dhe ka kërkuar burg për ata që kërkuan lirm nga komunizmi. Është një kandidat që vepron kundër ligjit. I kam thënë që atë ditë kryeministrit, kë po bëni gati të sillni në Gjykatën Kushtetuese” tha Bylykbashi

Deputetit demokrat iu përgjigj kreu i grupit socialist, Taulant Balla, o cili theksoi faktin se Dvorani është cilësuar si kampion në luftën ndaj korrupsionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sekretari i non-gratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se t’i zërë emrin në gojë kampionit të antikorrupsionit të shpallur nga Blinken. Foltorja e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar të ndershëm si Ardian Dvorani. Por është joetike që në fillim të seancës, kur nuk kemi shkuar ende tek ajo çështje. Kur kompetenca e kuvendit nuk është aspak të hyjë në një process që e ka bërë KED”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit