Balla inspekton rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore në Ruzhdie: I shërben mbi 3000 banorëve të zonës

Mos i humb

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste të qarkut Fier Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Patos Rajmonda Balilaj kanë inspektuar sot punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore në Ruzhdie.

foto galeri

Balla gjatë fjalës së tij theksoi se investimi në këtë qendër shëndetësore është realizuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore si dhe ka theksuar edhe njëherë se Investimi në infrastrukturën e shëndetit publik mbetet fokus i qeverisë.

foto galeri

“Është objektivi ynë që të garantojmë që në qarkun Fier të gjitha qendrat shëndetësore të jenë brenda standardeve bashkëkohore ashtu siç është edhe kjo qendër shëndetësore.

foto galeri

Pjesa më e madhe e qendrave shëndetësore janë të rikonstruktuara, ndërsa një pjesë tjetër vijojnë rikonstruksionin në mënyrë që të ofrohet një shërbim sa më i mirë ndaj qytetarëve. Investimi në infrastrukturën e shëndetit publik është investimi më i rëndësishëm dhe në fakt ky ka qenë fokusi i qeverisë në gjithë këto vite”, deklaroi Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit