Balla në Lushnje: Bashkëqeverisja me njerëzit e thjeshtë, e vetmja aleancë që kemi!

Mos i humb

Kreu i Grepit të PS Taulant Balla ka zhvilluar një takim me qytetarët në Lushnje në mbështetje të kandidates për kryetare të bashkie, Eriselda Sefa.

Gjatë fjalës së tij, Balla u bëri thirrje qytetarëve që të mos e çojnë votën e tyre dëm, por të bashkohen me PS në mbështetje të Eriseldës.

Balla nuk i kurseu kritikat ndaj kreut të PD, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, ndërsa theksoi se i kanë humbur të gjitha mundësitë dhe se nuk kanë asnjë mundësi të dëmtojnë Shqipërinë.

“Unë të enjten në parlament i pashë bashkë. Unë me Saliun gjysma e grupit të Lulit bërtiste për Saliun, bashkë janë. Unë jam krenar që këtij qyteti i kemi propozuar një vajzë me një eksperiencë shumë të shkëlqyer.

Kemi rënë të gjithë dakord të mbështesim Eriseldën. Të gjithë kanë investuar besimin e tyre tek një vajzë që shkallët e karrierës i ka ngjitur hapa pas hapi.

Kam takuar të gjitha ambasadat më te cilat ka punuar bashkia e Lushnjes me projektet të cilat ka punuar Eriselda dhe janë shtuar donatorët sepse ajo ka rritur besimin që kjo bashki kishte nevojë.

Do të doja që në 6 mars i gjithë populli i Lushnjes të dalë të votojë dhe le ta përdorim si një votëbesim, por të fokusohemi edhe tek Këshillimi Kombëtar.

Bashkëqeverisja jonë me njerëzit e thjeshtë është e vetmja aleancë që kemi. Ne kemi punë me njerëzit dhe jo me këta. I kërkoj të gjithëve që të marrin kohë dhe ta lexojnë Këshillimin Kombëtar…

Aleanca  vetme e PS janë njerëzit, kurse aleanca e tyre e ka humbur davanë që në 2013 dhe nuk ka shans që të rikthehen dhe ti bëjnë dëm Shqipërisë”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit