Balla nga Durrësi: Angazhim maksimal i strukturave të policisë

Mos i humb


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Durrës me efektivët e Policisë së Shtetit, si dhe me efektivë të policive të Kosovës e Italisë, të cilët janë angazhuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Balla shprehu mirënjohjen për punën e tyre, ndërsa kujtoi se sezoni është në kulmin e tij ndaj edhe kujdesi në të gjitha plazhet duhet të jetë me të njëjtin intensitet si deri tani.

“E nisa ditën me efektivët e Policisë së Shtetit të të gjitha departamenteve, të Policisë së Kosovës, të ‘Polizia di Stato’, të angazhur në garantimin ndaj çdo pushuesi të pushimeve të qeta, të bukura dhe të sigurta në Shqipëri. Mirënjohje për profesionalizmin e kësaj trupe dhe ju garantoj për gatishmërine time për të qenë çdo moment pranë policisë me mbështetje, do të takoj secilin prej jush, duke i dhënë secilit dhe secilës mundësinë të shpalosë aftësitë e veta për të bërë së bashku më të mirën”, tha ai.

Balla u shpreh se akti i Redin Çaushajt, oficeri i ri i Policisë së Shtetit, i cili bëri detyrën edhe jashtë orarit të shërbimit, duhet të rrisë motivimin, duke e ndarë trupën e policisë përfundimisht nga dilema “ç’më duhet mua”.

Ministri përgëzoi Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për një sërë aksionesh të rëndësishme që kanë vënë para ligjit persona me rekorde kriminale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit