Balla: Opozita pati 8 muaj kohë për të propozuar Avokatin e Popullit

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se opozita e ka humbur shansin për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se opozita kishte 8 muaj kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi që të jepte propozimin e saj, ndërsa i kujtoi se nuk mund të emërojë, pasi kjo e drejtë i takon Kuvendit.

“Ne nuk diskutojmë ligjin. Do ketë një komunikim nga ana e komisionit për çështjen ligjore për këtë proces.

Kemi komunikuar dhe gjatë fundit të vitit me ju dhe mendoj se ky duhet të jetë proces i hapur.

Mendoj se sa më shpejt të jetë e mundur që t’i japim Shqipërisë një avokat popullo, dhe jo avokat populli në zyrën e PD.

Opozita e pati hapësirën dhe kohën 8 muaj për t’i dhënë vendit një avokat dhe nuk e shfrytëzoi.

Ne duhet t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin. Ka një traditë që opozita propozon, por jo emëron.

Emërimin e ka Kuvendi. Gara do të jetë e hapur. Ftoj avokatët, përfaqësues të nderuar të Shoqërisë civile që plotësojnë kriteret që sapo të njoftohet hapja e shprehjes së interesit që të aplikojnë.

I bëj thirrje opozitës që; në demokraci duhet të biesh dakord.”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit