Balla: Parandalim i ngjarjeve kriminale

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndeti sot operacionet e Policisë së Shtetit në Vlorë dhe Shkodër për goditjen e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda.

Balla shprehu besim se, Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar.

“Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate”, theksoi Balla.

Shërbimet e Policisë Vlorë në bashkëpunim me RENEA-n finalizuan operacionin policor “Obelisk”, ku u vunë në pranga disa shtetas me armë pa leje, në një lokal.

Ndërsa në Shkodër gjatë operacionit “Konglomerat” u sekuestrua lëndë plasëse dhe u arrestua poseduesi i tyre, i cili në momentin e ndërhyrjes nga policia u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit