Balla: Punojmë çdo ditë për të goditur pandëshkueshmërinë

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot në një reagim në rrjetet sociale, se vazhdon puna e Policisë së Shtetit për të goditur pandëshkueshmërinë.

“Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri”, tha Balla.

Ai përgëzoi Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme, Interpol Tirana dhe Interpol Seulin, si dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), për bashkëpunimin, koordinimin dhe finalizimin me sukses të ndalimit dhe ekstradimit të një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda kundër personit.

Mbrëmjen e djeshme u finalizua me sukses ekstradimi i një shtetasi 50-vjeçar, dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në kuadër të operacionit policor të përbashkët me Interpol Seulin të koduar “Suporti”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit