Balla: Rregulla të reja për licensimin dhe magazinimin e lëndëve piroteknike

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha sot se në mbledhjen e qeverisë janë miratuar rregulla të reja për mënyrën e pajisjes me licensë dhe magazinimin e lëndëve piroteknike, kryesisht fishekzjarreve.

“Policia e Shtetit vazhdon të marrë në mënyrë të vazhdueshme ankesa nga qytetarët jo vetëm të Tiranës, por edhe qyteteve të mëdha, lidhur me përdorimin në mënyrë të parregullt të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve kryesisht, jo vetëm sa i përket orarit të përdorimit të tyre në mesnatë, ato që më kuptojnë më mirë janë nënat me fëmijë të vegjël, të cilat janë ato që ankohen më shumë”, tha Balla në prononcimin për mediet, pas mbledhjes së qeverisë.

Balla u shpreh se “do të jemi shumë striktë sa i përket këtij procesi. Por nuk e fsheh edhe faktin që e kemi lehtësuar në aspektin burokratik, procesin me aplikimin online. Në këtë aspekt do të lehtësohet procedura”.

Duke iu drejtuar me një apel qytetarëve, Balla tha se “e mirëkuptoj dëshirën për të festuar një ditëlindje apo festë tjetër familjare, por kjo nuk duhet të prishë qetësinë e anëtarëve të tjerë të komunitetit ku ti jeton”.

“Sot në Shqipëri sa i përket Kodit Penal, ndëshkohet penalisht edhe përdorimi i lëndëve piroteknike duke shkaktuar prishje të qetësisë publike. Policia do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe është e detyruar të aplikojë penalitete”, tha Balla.

Ministri Balla bëri të ditur se “gjatë kësaj jave patëm disa raste ku drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës i është dashur të ndërhyjë”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit