Balla: Rritje e efikasitetit të Policisë, marrëveshje me Spanjën dhe Emiratet

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha sot se Policia e Shtetit ka rritur fuqinë e saj zbuluese.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, ministri Balla, duke iu përgjigjur interesit të medias, tha se shumë shpejt pritet të firmoset një marrëveshje me Spanjën për krimin ndërkufitar, si dhe një marrëveshje me Emiratet Arabe për financimin e një sistemi modern monitorimi, që synon të rrisë efikasitetin e Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit.

“Një prej objektivave të mia në krye të Ministrisë së Brendshëm është që për personat në kërkim koha e gjetjes së tyre të jetë shumë e shkurtër. Në vendin që flasim (Emiratet Arabe), koha e identifikimit të një personi në kërkim zgjat nga 3 orë deri në 5 orë. Në fakt, është një vend për të marrë shumë eksperienca. Mund të ndaj me ju që po negociojmë me Emiratet e Bashkuara dhe një marrëveshje në fushën e financimit në Shqipëri të një sistemi monitorimi të duhur me kamera dhe radarë të rrugëve të qyteteve kryesisht, për të mundësuar taksimin e numrit të punonjësve të Policisë së Shtetit në rrugë dhe për të rritur nivelin e sigurisë të monitorimit”, tha Balla.

Ministri i Brendshëm tha se shumë shpejt pritet dhe një marrëveshje me Spanjën.

“Ka një revansh të shtetit, të të gjitha agjencive ligjzbatuese kundër krimit të organizuar në vend. Kjo është një prej sfidave më të rëndësishme”, tha Balla.

“Fakti që në shtatë muajt e fundit kemi një shifër historike të identifikimit të gjetjes dhe ekstradimit të personave me rrezikshmëri të lartë, tregon për punën e mirë të realizuar. Javën e kaluar kemi arritur të ekstradojmë nga Kosova një nga personazhet më të njohura të krimit, trafikut ndërkombëtarë të narkotikëve. Dje pasdite kam pasur telefonata me Ministrinë e Brendshëm të Spanjës lidhur me luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale që veprojnë mes dy vendeve, do firmoset një memorandum bashkëpunimi në luftën ndaj krimit. Policia e Shtetit e ka të qartë, e para në rastin e Lezhës, ngjarja është zbardhur dhe personat do të përballen me drejtësinë. Jam i siguritë dhe kam besim te ekipi që po drejton hetimet në Shkodër. Unë s’kam thënë që s’do ketë plagosje apo humbje jete. Ajo që është e rëndësishme është që Policia ka rritur fuqinë zbuluese të ngjarjeve kriminale të reja dhe vjetra”, nënvizoi Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit