Balla: Sistemi i ri me vlerë 2.3 milion dollarë i jep fund problemeve, redukton 90% defektet

Mos i humb

Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla ka inspektuar punimet e OSHEE për investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.foto galeri

Për investimin më të fundit Balla thotë se vlen 2.3 milion dollarë dhe nis nga Bradasheshi, vijon në Vidhas, Papër, Peqin e mbaron në Belsh.foto galeri

Sipas tij përfshihen 58 kabina që reduktojnë defektet dhe kohën e ripartimit në masën 90% si dhe tashmë i jep fund problemeve.

 

  • foto galeri

“Falenderoj OSHEE për vijimin e investimeve në zona të ndryshme të Qarkut të Elbasanit. Ky është një investim i ndërlidhur që nis në Bradashesh, vijon në Vidhas e Papërr, Peqin e përfundon në Belsh.


Vlera e investimit është rreth 2.3 milionë dollarë. Janë 58 kabina në aksin Elbasan-Peqin-Belsh.

Totali i kabllove ABC është rreth 114 km, pra historia që energjia ndërpritet prej motit të keq përfundon.

Ky investim garanton reduktimin e defekteve dhe koha e riparimit në rast defekti është 20 min.

Ky investim në Bradashesh do të përfundojë në kohë shumëtë shkurtër.

OSHEE tashmë ka një performancë krej tjetër nga ajo e vitit 2013 kur shënonte mbi 45% humbje në rrjet dhe 50% arkëtime.”- tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit