Balla takim me banorët e lagjes ‘18 Tetori’ në Lushnje/ Votëbesimi i qytetarëve më 6 mars, angazhimi ynë për më shumë investime

Mos i humb

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët e lagjes “18 Tetori”.

Gjithashtu gjatë inspektimit Balla pa nga afër dhe punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës “Sabri Kosturi”, një rrugë tepër e rëndësishme jo vetëm për banorët e kësaj lagjie, por për të gjithë banorët e Lushnjes, pasi ajo është një pikë lidhëse me rrugën kryesore të qytetit.

Në të gjitha takimet me banorët e zonës Balla pati diskutime përsa i përket infrastrukturës rrugore dhe hapësirave të tjera publike të cilat kërkojnë ndërhyrje dhe vëmendje më të madhe.

Balla u shpreh se të gjitha këto do të arrihen falë votëbesimit që banorët e kësaj lagjeje do të tregojnë më 6 mars për kanditaten Eriselda Sefa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit