Balla takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev: Dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane

Mos i humb

SHBA, shkon në mbi 277 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 277.021, prej të cilëve 2.635 kanë humbur...

Prefekti i Kukësit ‘rrëzon’ Këshillin e Qarkut, refuzon heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin

Prefekti i Qarkut të Kukësit ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, Veton Surroit. Mësohet se Prefekti ka rrëzuar...

Një Orë Gjumë më Tepër – Efektet e Papritura Dhe Ndikimi në Organizëm

Kur vjen koha për t’u zgjuar, njeriut i duket sikur edhe pesë minuta shtesë në shtrat kanë rëndësi. Në...

“I besojmë Faucit”, tre ish-presidentët amerikanë dalin vullnetarë: Do e bëjmë vaksinën publikisht për të provuar se është e sigurt

Tre ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin përpara kamerave vaksinën antiCovid menjëherë pasi ajo...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri, Zoran Zaev.

Gjatë takimit Balla dhe Zaev ndanë vlerësimin e përbashkët se marrëdhëniet e sinqerta miqësore midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Edi Rama, janë drejtimi në të cilin po zhvillohen marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy kryeministrave Rama dhe Zaev janë gjithashtu një shembull i mirë në rajon dhe një tregues se ‘atje ku ka vullnet politik, ka respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të suksesshëm’.

Numri dy i PS-së, Taulant Balla dhe Kryeministri i Maqedonisës së Veriut, Zoran Zaev theksuan gjatë takimit se të dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane.

“Të gjitha angazhimet për të ardhmen europiane të vendeve tona janë gjithashtu angazhime për europianizimin e shteteve, me qëllim të një jete më të mirë për qytetarët. Rajoni ka nevojë për miqësi dhe bashkëpunim dhe ato po ndodhin”, tha Kryeministri Zaev.

Gjithashtu gjatë takimit Balla dhe Zaev shkëmbyen informacione edhe për avancimin e projekteve të infrastrukturës, lehtësimet kufitare, bujqësinë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, duke e parë rajonin si një treg i përbashkët, i cili mund të jetë më tërheqës për Europën dhe Botën.

Një temë tjetër diskutimi ishte edhe kujdesi për bashkësitë etnike në të dyja vendet, duke theksuar se ato janë një urë miqësie midis dy vendeve.

Në këtë takim merrnin pjesë nga pala maqedonase edhe Zëvendës Kryeministri Ljupço Nikollovski, njëkohësisht edhe Sekretar i Përgjithshëm i LSDM.

Ndërsa Balla në takim shoqërohej nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vasil Sterjovski dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Ushqimet e Darkës Që Ju Fryjnë Pa E Ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Shpërthim në një depo në Britani: Rregjistrohen disa të lënduar, ende nuk ka viktima të konfirmuara

Shërbimet e urgjencës kanë konfirmuar se ka pasur një numër të madh të lënduarish në një shpërthim në një depo në Bristol...

Zëvendëskryeministër në qeverinë e re malazeze, shqiptari Abazovic me tone të ashpra në Kuvend: Duam marrëdhënie të reja me Serbinë

Dritan Abazoviç, i emëruar si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Malit të Zi dhe tha se ekzekutivi i ri dëshiron marrëdhënie të mira...

Hungaria s’e pranon propozimin aktual të buxhetit evropian: Çdo shtet anëtar ka të drejtën e vetos

Buxheti i Bashkimit Evropian dhe pakoja financiare për rimëkëmbje pas pandemisë, nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Hungarisë, dhe...

Mungesë mjekësh, Italia hedh sytë nga emigrantët. 27-vjeçarja shqiptare që punon në spitalin në Veneto: E ardhmja mbetet e pasigurt

Në luftë me valën e dytë të COVID-19, spitalet italiane kanë mungesë personeli, shkruan Deutsche Welle. Disa autoritete lokale tani kanë hapur...