Greva në Ballsh, dy punonjëse gra dërgohen me urgjencë në spital, probleme me tensionin

Mos i humb

Dy punonjëse të uzinës së naftës në Ballsh janë dërguar me urgjencë në spital.

Ato ishin futur në grevë sot për të zëvendësuar naftëtarët por hasën probleme me tensionin.

Menjëherë ato kanë lënë grevën dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë mjekim.

Ato kanë premtuar se do i rikthehen sërish grevës, por shumë prej grave janë me ilaçe për shkak të problemeve të mëparshme shëndetësore.

Ndërkohë 10 naftëtarët që prej 18 ditësh qëndruan në grevë i dhanë fund sot rezistencës për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit