Balla viziton shkollën në Londër ku mësojnë gjuhën shqipe fëmijët shqiptarë

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka vizituar sot një shkollë në Londër ku mësohet gjuha shqipe. Bëhet fjalë për një shkollë ku mësojnë fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për shoqatën që mundëson këtë shkollë si dhe mësuesit e këtij institucioni.

“Londër📍Në shkollën ku mësohet gjuha shqipe👐🏼🇦🇱 për fëmijët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Mirënjohje shoqatës “Ardhmëria” për këtë organizim perfekt, ku çdo të shtunë fëmijët marrin mësimin e gjuhës amë të prindërve dhe gjyshërve. Një falenderim të veçantë për mësueset, por edhe për Agjensinë Kombëtare të Diasporës, e cila ju vendos në dizpozicion librat falas për të gjitha klasat.”, shkruan Balla, ndërsa shoqërohet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit