Balliu në protestën para Bashkisë: Këta janë pushtetarë të shoqatës e jo të shtetit

Mos i humb

Koordinatori rajonal për Partinë Demokratike Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij përpara Bashkisë së Tiranës tha se sot jeta e qytetarëve në kryeqytet është bërë shumë e shtrenjtë.

Balliu tha se taksat në Tiranë janë dyfishuar. Ai shtoi se pushtetarët sot në Shqipëri janë “pushtetarë të shoqatës” dhe jo të shtetit shqiptar. Balliu nënvizoi se kjo është një betejë e qytetarëve dhe se në fund do të fitohet.

Klevis Balliu: Taksat në Tiranë janë dyfishuar. Këta janë pushtetarë të shoqatës e jo të pushtetit. Kemi nevojë për zyrtarë të shtetit shqiptar e jo për zyrtarë që shesin Shqipërinë tek McGonigal. Të punojmë bashkë, të luftojmë bashkë dhe do fitojmë bashkë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit