Balluku: 2023, viti i projekteve të mëdha

Mos i humb

Në Korçë do të nis projekti i gazifikimit të Shqipërisë.

Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila ka prezantuar projektet e vitit 2023.

Sipas Balluku pas Korçës do të vijoj gazifikimi i Fierit, duke theksuar se këto dy qytete janë të parat për këtë projekt për shkak të afërsisë me sistemin e gazsjellësit TAP.

“Do kemi gazifikimin e Shqipërisë. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm. Kemi arritur në një moment ku 2023 do realizohen disa projekte të rëndësishme.

Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti. Korça është me temperatura më të ulëta ndaj e nisëm me Korçën.

Paguajnë më mirë nga të gjithë faturat. Për t’i dhënë eficencë këtij projekti. Fieri është i dyti qytet. Do të jetë vit i rëndësishëm.

Pavarësia energjitike është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një detyrim ndaj qytetarëve, që të ofrojë mburojë energjitike dhe siguri. Do synojmë të bëhemi lider energjitik i rajonit.” tha Balluku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit