Balluku me ambasadoren e SHBA në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës: Kontribuon në transformimin e Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë

Mos i humb

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim kanë vizituar zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit i cili konsiderohet si pjesa e katërt e kaskadës së Dirinit.

Sipas Ballukut, HEC-i i Skavicës kontribuon në transformimin e Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë.

“HEC Skavica, pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjetike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike”, deklaron Balluku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit