Balluku: Ndryshon VKM-ja që rregullon procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të energjisë

Mos i humb

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë në komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Balluku bëri me dije vendimet e rëndësishme që janë marrë në sektorin energjisë.

Një prej tyre është miratimi i platformës elektronike për planifikimin dhe monitorimin e energjisë në të gjithë sektorët . Një tjetër është ndryshimi i një VKM, e cila siç e tha edhe ministrja ka ndryshuar disa herë dhe katë bëjë me procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë.

Fjala e Ballukut:

Miratimi i platformës së planifikimit dhe monitorimit që është një platformë elektronike. Në funksion të agjencisë së Efiçencës së Energjisë për të ndjekur konsumin  të energjisë në të gjithë sektorët, për të ndjekur parametrat e efiçencës dhe për të arritur më pas në rezultatin e masave që duhet të marrim.

Një vendim i rëndësishëm është ai i ndryshimit të VKM, 822, e njohur ndryshe si VKM që rregullon procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme dhe asaj elektrike që nuk jane objekt koncesioni i ndryshuar.

Kjo VKM është një VKM që ka pasur disa ndryshimesh.  Shtohet një dispozitë e cila përcakton se dokumentacioni i pasurisë ku do të ndërtohet impianti duhet të paraqitet që në fazën fillestare të aplikimit” tha Balluku

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit