Balluku në nënstacionin elektrik të Divjakës: Kriza energjitike nuk do të ndryshojë çmimin

Mos i humb

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku këtë të hënë ka ndjekur nga afër investimin e bërë për rikonstruksionin e plot të nënstacionit elektrik, i cili do të përmirësoj cilësinë e furnizimit me energji për 12 mijë banorë.

Balluku përmes një postimi në Facebook bën me dije se ky është një nënstacion i rëndësishëm nyje qendrore për furnizimin me energji në zonën Fier-Lushnje, i cili tashmë garanton një shërbim më të mirë duke mbuluar edhe nevojat e fermave bujqësore dhe subjekteve turistike të kësaj zone.

Ndër të tjera ministrja është shprehur nga Divjaka se përpos krizës energjitike nuk do të ketë asnjë ndryshim persa i përket çmimit të energjisë për familjarët dhe për biznesin e vogël.

Kjo është një zonë që meriton vëmendjen e qeverisë në këtë kohë të vështirë.

Kohët e fundit për shkak të krizës energjitike ku publiku po dëgjon shumë nga politika, përsa i përket investimeve është investuar apo nuk është investuar, përsa i përket investimeve në OSHEE. Pse punonjësit punojnë me paga të larta, ne vijojmë që ta shpjegojmë këtë me të gjithë ndryshimet që janë bërë në  OSHEE që nga viti 2013 ku humbjet ishin me 45% e deri më sot ku projeksioni për përfundimin e 2021 është 19.9 %. Flasin faktet. Unë zgjodha që të vij jo vetëm për prezantimin e këtij projekti të ri, por për të treguar se çfarë kemi pasur dhe trashëguar, ku ndërtimi për këtë ka nisur në ’69 dhe përfunduar në ’72, dhe që nga vit që është bërë funksional ka operuar për më shumë se 50 vite.

Ne kemi treguar me fakte çdo rritje page, që të drejtuesve nuk kanë lëvizur, por pagat e rritura janë të atyre punonjësve që kontribojnë më shumë për qytetarët.në do u ofrojmë qytetarëve të njëjtin shërbim qytetarëve dhe me të njëjtin çmim. Për familjarët dhe për biznesin e vogël çmimi nuk do të ndryshojë”, është shprehur ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit