Receta E Ëmbël e Biskotave Me Sherbet

Mos i humb

Recetat e ëmbëlsirave janë gjithmonë të preferuarat në çdo shtëpi.

AgroWeb.org me kërkesë të ndjekësve sjell për ju sot një recetë speciale për biskota.

Ndryshe nga biskotat e zakonshme, këto ëmbëlsira janë krokante dhe në të njëjtën kohë plot me sherbet.

Për t’i përgatitur në shumë pak kohë mjafton të ndiqni këshillat e mëposhtme dhe të mrekulloheni me ëmbëlsinë e tyre delikate.

PËRBËRËSIT

1 vezë

500 gr miell

1 gotë me kos

20 g vanilje

100 gr gjalpë

1 lugë kafeje pluhur pjekës

Sherbeti:

800 gr sheqer

600 ml ujë

pak limon dhe kanellë

PËRGATITJA

Në një tas hidhni vezën dhe sheqerin dhe rriheni derisa të formohet një masë me ngjyrë të verdhë të lehtë.

Më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë sheqerin që të tretet plotësisht.

Pasi të keni shkrirë gjalpin dhe ta keni lënë të ftohet shtoheni tek tasi bashkë me vaniljen.

Tani AgroWeb.org ju sugjeron që të sitni miellin dhe pluhurin pjekës dhe punoni brumin.

Brumi duhet të jetë elastik por jo që të ngjitet në anët e tasit apo në duar.

Lëreni brumin të pushojë pak dhe më pas hapeni në një petë të trashë dhe rrumbullake.

Për të formuar biskotat mjafton që të përdorni një gotë dhe të prisni brumin.

Biskotat shtrojini në një tavë të lyer me pak gjalpë apo ku keni vendosur një letër pjekjeje.

Piqini  biskotat në furrë të ngrohur me 170 gradë për 15-20 minuta derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.

NDërkohë përgatisni sherbetin dukë përzierë sheqerin dhe ujin në një tenxhere. Sapo të ziejë hidhni pak lëng limoni dhe një shkop kanelle.

Kur biskotat të jenë gati, hidhini sipër sherbetin e vakur. Pasi biskotat të jenë zbutur mund t’i shërbeni për një shije perfekte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit