Bamirësi turk në SHBA ringjall traditën Osmane për ndihmë gjatë COVID-19

Mos i humb

Bamirësi turk, Halil Kuru që ndodhet në Massachusetts të SHBA-së, me një tezgë (tryezë) të ndihmës që ka hapur përpara restorantit të tij ofron ndihmë ushqimore falas për personat në nevojë dhe shpërndan falas ushqim për 400 punonjës të shëndetësisë në një spital të rajonit.

Kuru, i cili është pronar i restorantit “Saray” që ka degë në rajonet Massachusetts dhe Connecticut, ka zgjatur dorën e ndihmës për punonjësit e shëndetësisë dhe personat në nevojë në rajonin ku pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) është efektiv.

Në restorantet e tij, Kuru bart traditën e periudhës Osmane “Nëse ke nevojë merr, nëse jo lëre”. Në tezgën për ndihmë që Kuru ka vendosur përpara restorantit të tij në Massachusetts ka ofruar ndihma me produkte themelore ushqimore për personat në nevojë të tilla si fruta, perime, oriz, thjerrëza, merxhimek dhe bullgur.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Kuru tha se “Kjo është një traditë që e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë Osmanë. Në këto ditë të vështira përpiqemi të përmbushim detyrën tonë duke shpërndarë ndihma, në njërën anë nëpërmjet tezgave dhe në anën tjetër me ndihmën që bëjmë për punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor që luftojnë me pandeminë në spitalet pranë nesh”.

  • Në tezgat e nidhmës ofrojnë mbështetje edhe tregtarët fqinj

Tezgat e vendosura prej dy javësh janë mirëpritur shumë ndërsa kanë filluar të kontribuojnë edhe tregtarët fqinj përreth, tha Kuru i cili shtoi se “Nëse çdokush mendon se si mund të kontribuojë në një kohë të tillë, atëherë me këtë ndihmë i kapërcejmë së bashku këto vështirësi”.

Kuru tha se kanë pësuar një humbje të të ardhurave prej 80 për qind për shkak të pandemisë COVID-19, por mesazhet që kanë marrë nga rrjetet sociale lidhur me tryezën e ndihmës i ka lumturuar dhe ngushëlluar ato.

“Ai që ka nevojë pak, duhet të ndihmojë atë që ka shumë nevojë, edhe shteti do të ndihmojë sadopak bizneset, ku ndërkohë ne me fuqinë që kemi do të përpiqemi ta reflektojmë këtë mbi popullin. Të gjithë marrin aq sa kanë nevojë. Disa nga produktet me vlerë qëndrojnë në tezgë për ditë me radhë. Nuk bëhen dallime fetare, musliman apo i krishterë, na lumturon që sistemi funksionon”, u shpreh Kuru.

Duke bërë të ditur se disa familje turke kryesisht me probleme juridike në rajonin ku jetojnë kanë pasur probleme serioze gjatë pandemisë, Kuru tha se ata gjithashtu kanë ndihmuar familjet mërgimtare në fjalë me aq sa kanë patur mundësi.

  • Ushqim falas dy vakte në ditë për punonjësit e spitalit më të madh në rajon

Në vijim Kuru theksoi se kanë ofruar falas ushqim edhe për punonjësit shëndetësorë që luftojnë me pandeminë në Baystate Medical Center, spitali më i madh në rajonin Springfield.

Biznesmeni turk i cili të premten ka shpërndarë ushqim falas për 200 punonjës të spitalit tha se edhe sot do të dërgojnë ushqim falas për 200 puonjës që punojnë në njësi të tjera në të njëjtin spital.

Bashkëkryetari i Komitetit Drejtues Turko-Amerikan (TASC), dr. Halil Mutlu i cili ka ndërmjetësuar për ndihmën me ushqime dhe që punon në të njëjtin spital tha se e sheh si shumë kuptimplote këtë ndihmë që bëhet nga një biznesmen turk për një spital i cili me kapacitet të plotë ofron shërbim për rreth 1 milion njerëz në rajon.

“Kjo ndihmë për ekipet tona shëndetësore të cilët punojnë ditë e natë që nga fillimi i pandemisë ka qenë me të vërtetë një gjest i shkëlqyer. Që nga dje më kanë ardhur shumë mesazhe falënderuese në telefon. I kushtoj rëndësi të madhe kësaj ndihme e cila në pikëpamjen e saj tregon që turqit në Amerikë në kohë të vështira ofrojnë ndihmë për shoqërinë ku jetojnë”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit