Banda e Emiljano Shullazit dënohet me 55 vite burg

Mos i humb

Pas më shumë se 5 vitesh proces Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me vendim të formës së prerë Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarët e tjerë të grupit të tij.

Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burgim, Gilmando Dani me 12 vite, Endrit Qyqja me 10 vite burg, Endrit Zela me 10 vite burg dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Vetë Shullazi ka qenë i pranishëm në seancë së bashku me Gilmando Danin, Endrit Qyqjan dhe Endrit Zelën. Ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte në seancë dhe kishte kërkuar shtyrjen me pretendimin se është i sëmurë.

Shullazi dhe anëtarët e bandës së tij akuzohen për një seri krimesh. Procesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme.

Kujtojmë se në fund të muajit korrik Shullazit iu shty edhe me një vit izolimi në regjimin ‘41 bis’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit