Pas “kaosit” politik në Austri, Karl Nehammer, pritet të jetë kancelari i ri

Mos i humb

Turbulencat” politike në Austri, duket se tashme janë qetësuar. Partia në pushtet ÖVP u godit rëndë të enjten në mëngjes kur lideri i saj Sebastian Kurz njoftoi dorëheqjen nga gjitha postet politike.

Ky vendim nuk e goditi vetëm partinë më të madhe në Austri, por edhe qeverinë, të cilën Kurz e udhëhiqte deri në muajin tetor. Për shkak të një skandali për korrupsion, Kurz u detyrua të liroi postin e kancelarit e më pas edhe të funksioneve tjera në politikë.

Vetëm pak orë më vonë, të njëjtin veprim e bëri edhe pasardhësi i Sebastian Kurz-it, Alexander Schallenberg i cili drejtoi qeverinë austriake për 52 ditë. Vala e dorëheqjeve vazhdoj edhe në mbrëmje me ministrin e Financave, Gernot Blümel. Ndërkohë të premten dorëheqje dha edhe ministri i Arsimit, Heinz Fassmann.

Kur Austria pritej të shkonte në zgjedhje të reja, duket se në vend të zgjedhjeve gjendet një zgjidhje. Të paktën kështu do të jetë deri në pranverë, raporton albinfo.at

Partia Popullore e Austrisë të premten e emëroi kryetar partie dhe kandidat për kancelar, ministrin e deritashëm të Punëve të Brendshme, Karl Nehammer. “Dëshiroj të njoftoj se sot jam emëruar në mënyrë të njëzëshme nga udhëheqësia e Partisë Popullore si kryetar partie dhe njëkohësisht kandidat për kancelar”, tha Nehammer para gazetarëve.

Me ardhjen e Karl Nehammer kancelar, partia në pushtet do të riorganizoj edhe kabinetin qeveritar. Disa emra të rinj do të zëvendësojnë ministrat e larguar, kurse disa të tjerë do të kthehen në postet e kaluara. Një gjë e tillë nuk do të ndodh me ministrat e partnerit qeveritar, nga partia e Gjelbër.

Me Karl Nehammer kancelar, postin e Ministrisë së Brendshme do ta merr Gerhard Karner, i cili prej 18 vitesh është deputet në parlamentin austriak. Ish kancelari Alexander Schallenberg thuhet se do të rikthehet në postin e Ministrisë së Jashtme, ndërkohë ministri aktual, Michael Linhart do të vendoset serish në vendin e punës së tij, si ambasador në Paris.

Pas dorëheqjes së Blümel, ministër i ri i financave do të jetë Magnus Brunner, një emër i respektuar në opinionin publik në Austri. Ndryshime pritet të këtë edhe në ministrinë e Arsimit. Në vend të Heinz Fassmann, ministrinë e Arsimit do ta merr përsipër Martin Polaschek. Ai ka doktoruar në Juridik dhe ka qenë rektor i Universitetit Karl – Franzens në Graz.

Ministrat tjerë do të vazhdojnë punën në postet e tyre që kanë deri tash.

Tani i përket presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen që ta pranojë nominimin e Nehammer-it dhe ky i fundit të betohet, por kjo procedurë është kryesisht formalitet dhe pritet që kjo të ndodh gjatë javës së ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit