Bangladesh, 4 të vdekur dhe 100 të lënduar në një aksident hekurudhor

Mos i humb

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë lënduar kur një tren doli nga shinat në distriktin Moulvibazar të Bangladeshit.

Fatkeqësia ndodhi jo shumë larg stacionit hekurudhor “Baramchal”.

“Nxorëm katër kufoma ku në mesin e tyre janë tre gra dhe një burrë”, tha për AA zyrtari policor Yardous Hasan.

Ai shtoi se mbi 100 persona janë lënduar, mes të cilëve shumica janë lëshuar nga spitali pasi u është dhënë ndihma mjekësore.

Mediat lokale transmetojnë se numri i të pësuarve për vdekje është shtatë, ndërsa së paku 250 persona janë lënduar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit